Në kuadër të një operacioni të koduar “Velishti”, Policia e Tropojës në bashkëpunim me DVP Kukës arrestoi dy persona, A.P. dhe A.I., të cilët qarkullonin të armatosur me armë zjarri, armë të ftohta, radio si të Policisë dhe dylbi nate.
Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesat e tyre u sekuestruan dy armë zjarri, silenciator, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse, dylbi, thika dhe sëpata.
Armët do të analizohen në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse kanë qenë të përdorura në ngjarje kriminale. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Kukësit për veprimet e mëtejshme.