-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Shqipëria nuk përmbush standardet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore

Kryesoret

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, ku Shqipëria del sërish nën standardet minimale.

Ajo fajëson qeverinë për dështim në luftën ndaj trafikimit dhe thekson se institucionet nuk po funksionojnë siç duhet.

Sipas saj, gratë dhe vajzat shpesh ndëshkohen në vend që të mbrohen, ndërsa rastet e trafikimit nuk trajtohen seriozisht nga drejtësia.

“Në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Dështimi i thellë i institucioneve tona është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin.

Sot, Partia e Lirisë denoncon me forcë këtë situatë dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga qeveria.

Hetime të dobëta, drejtësi që nuk vepron

Raporti tregon qartë se policia dhe prokuroria në nivel lokal nuk kanë kapacitet për të trajtuar rastet e trafikimit. Minimizimi i akuzave, shpeshherë i qëllimshëm, i shpëton trafikantët nga ndëshkimi i merituar. Një drejtësi që i shërben krimit dhe ndëshkon viktimat nuk mund të jetë kurrsesi drejtësi.

Gratë dhe vajzat bëhen dy herë viktima për shkak të deformimit të cështjeve të tyre. Janë identifikuar raste ku gra dhe vajza të trafikuara janë ndjekur penalisht për prostitucion, pa u pyetur kush i shfrytëzoi dhe kush përfitoi nga dhuna ndaj tyre. Kjo është një padrejtësi e dyfishtë.

Kaos institucional dhe mungesë koordinimi

Shteti ka dështuar në mbrojtjen e viktimave. Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Mekanizmi i Referimit nuk mblidhen, nuk marrin vendime dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Dështimi institucional i hap rrugën trafikimit, që lulëzon në heshtje.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit