Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut në Durrës mëngjesin e sotëm që përfundoi me disa të arrestuar, mes tyre Enea Kume, vëllai i deputetit socialist, Loer Kume. Më poshtë emrat e personave që janë në dosjen e SPAK-ut për disa akuza, mes tyre vrasje dhe tjetërsim pronash në bregdet;
Të arrestuar
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume
Vlash Draçi
Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, në kërkim
Ndalim largimi nga vendi
Edlira Avdyli
Detaje nga hetimet
Arrestimet sot në Durrës lidhen me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Në total janë 9 urdhër arreste nga SPAK-u. Loer Kume, Vullnet Muça dhe Vlashi Draçi dyshohen për tjetërsim pronash. Në këtë dosje janë edhe Astrit dhe Aldo Avdylaj.
Vëllai u arrestua, deputeti socialist në studio: Ai ka jetën e tij, unë timen









