Në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, autoritetet italiane arrestuan një grua 46-vjeçare nga Nigeria, e cila kishte gëlltitur 120 kapsula heroinë me peshë totale 1.393 gramë.
Gruaja, e cila jeton në Itali që nga viti 2013 dhe punon si shitëse ambulante, u ndalua gjatë kthimit nga Brukseli me destinacion Algheron.
Sjellja e saj nervoze dhe mungesa e bagazheve ngjallën dyshime te autoritetet, të cilat pas kontrolleve me rreze X në spitalin e Bergamos konfirmuan praninë e drogës.
Pas nxjerrjes së kapsulave, substanca u sekuestrua dhe gruaja u dërgua në burg. Autoritetet gjyqësore pritet të vendosin për masën e dënimit.