-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordin pas fitores në derbi: Çunat e merituan, kemi ndryshuar mentalitetin

Kryesoret

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, u shpreh i lumtur pas fitores bindëse 0-3 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit. Ai theksoi se skuadra e tij e nisi ngritjen që nga pjesa e dytë e ndeshjes me Dinamon dhe se lojtarët e kishin merituar plotësisht këtë triumf.

Bordin falënderoi tifozët, presidentin dhe vlerësoi kontributin e gjithë skuadrës, sidomos në aspektin mbrojtës. Ai u ndal edhe te lojtari i ri Vogli, për të cilin tha se ka të ardhme të ndritur.

“Fitoret sjellin besim dhe e rrisin moralin e skuadrës. Sot dhamë maksimumin, me dëshirë, karakter dhe shpirt gare. Kjo fitore ishte rezultat i një jave pune intensive dhe përqendrimi të lartë,” u shpreh tekniku bardheblu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit