Java e 33-të e Kategorisë Superiore sjell derbin mes Tiranës dhe Partizanit, një përballje që këtë sezon ka një rëndësi tjetër për të dyja skuadrat.
Tirana, që ndodhet pranë zonës së rrezikut, kërkon fitoren për t’u larguar nga fundi i tabelës, ndërsa Partizani, pas një periudhe negative, shikon këtë sfidë si mundësinë e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në “Final Four” dhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Ndeshja e luajtur në “Airenën Kombëtare” pritet të ketë ndikim të madh në ecurinë e sezonit për të dyja ekipet.
Të dy trajnerët, Orges Shehi për Tiranën dhe Oltijon Kërnaja për Partizanin, janë nën presion për të arritur rezultat pozitiv.
/5pyetjet.al









