-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Në listë të zezë kush shkel ligjin në ndërtime (Masat e reja)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shpallur masa të reja të forta për kontrollin e territorit dhe disiplinimin e sektorit të ndërtimit, duke paralajmëruar krijimin e një liste të zezë për të gjithë shkelësit e ligjit në këtë fushë.

Ai ka paralajmëruar që çdo punonjës i shtetit që kapet me ndërtime pa leje, nuk do të lejohet më të punojë në shtet për 7 vite.

“Një tjetër masë është krijimi i një liste të zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, jo vetëm i kompanive, por edhe i individëve.

Në këtë listë do të përfshihen zhvilluesit, shoqëritë, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues që kanë shkelur ligjin. Ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve për një periudhë 5-vjeçare,” deklaroi Rama.

Lista e zezë do të jetë publike dhe e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa shkeljet nuk do të kufizohen vetëm në ndërtime pa leje, por edhe në ndryshime minimale të projekteve të miratuara.

“Edhe një ndryshim i thjeshtë në fasadë, i bërë pa autorizim, përbën shkelje që ndëshkohet me gjobë dhe fut menjëherë subjektin në listën e zezë,” theksoi kreu i qeverisë.

Një penalitet i rëndësishëm prek edhe arkitektët, nëse ata përfshihen në shkelje, u hiqet licenca për pesë vite dhe u ndalohet ushtrimi i profesionit.

LIVE-Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit