Gjatë takimit të zhvilluar sot me drejtuesit e Partisë Socialiste në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat dhe strukturën organizative për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në kryeqytet.
Në krye të piramidës politike të fushatës është vendosur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila do të drejtojë të gjithë organizimin elektoral të PS-së në Tiranë.
Ministra, deputetë dhe ish-deputetë do të jenë bashkëdrejtues të fushatës në çdo njësi administrative të Bashkisë së Tiranës.
Drejtuesit politikë sipas njësive administrative në Tiranë:
Njësia 1: Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha
Njësia 2: Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi
Njësia 3: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj
Njësia 4: Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
Njësia 5: Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla
Njësia 6: Blendi Gonxhe, Ceno Klosi
Njësia 7: Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja
Njësia 8: Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi
Njësia 9: Mimi Kodheli, Besfort Lamallari
Njësia 10: Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi
Njësia 11: Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli
Zonat rurale: Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi
Njësia 13 (Farkë): Anila Denaj, Sofjan Jaupaj