Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në Hotel Tirana strukturat politike të Tiranës, në një takim ku pritet të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetët e kryeqytetit që kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme.
Takimi synon koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ndërkohë, kryeministri do të zhvillojë edhe një konferencë për media në orën 11:30.
Erion Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu, teksa PD ende nuk ka zgjedhur kandidatin.









