-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha përjashton bojkotin në zgjedhjet e 9 nëntorit: Opozita duhet të luftojë çdo hapësirë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë, përjashtoi mundësinë e bojkotit të opozitës në zgjedhjet e 9 nëntorit në gjashtë bashki. Ai theksoi se opozita duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të sfiduar qeverisjen aktuale dhe luftuar regjimin autoritar.

Berisha paralajmëroi se bojkoti, edhe pse mund të duket si një formë ndëshkimi, në të vërtetë i bën “qejfin” kundërshtarit dhe ka pasur efekt destruktiv në raste të ngjashme, si në Gjeorgji, ku opozitarë janë përballur me burgosje dhe mungesë zëri.

“Një opozitë në diktaturat autoritare ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten asnjëherë se ajo përmbyset me votë. Por një opozitë në vlerësimin dhe mendimin tim do të shfrytëzojë cdo hapësirë në betejën dhe luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen  i pari në mendje është provuar me një efekt destruktiv për opozitën. Në Gjeorgji janë dhjetëra e dhjetëra opozitarë të burgosur. Miqtë e mi ajo opozitë edhe në atë tempull ku duhet të kishtë një zë nuk kishte një zë. Në pamje të parë, me bojkotin mendon se po e ndëshkon por absolutisht i bën qejfin narkodiktatorit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit