Pasditen e sotme, në orën 17:00, qytetarë shqiptarë dhe të huaj do të mblidhen në sheshin Skënderbej për të shprehur solidaritet me popullin e Gazës.
Nisma, e organizuar nga grupimi “Palestina e lirë”, vjen edhe si reagim ndaj ndalimit të aktivistëve të një misioni humanitar, mes tyre edhe një mjeke shqiptare.
Mesazhi i marshimit: paqe, dinjitet dhe të drejta për të gjithë.








