-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Izraeli do të punojë me SHBA për zbatimin e planit të paqes në Gaza

Kryesoret

Izraeli ka konfirmuar se është i gatshëm të nisë menjëherë zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, thuhet se ushtria po përgatitet për lirimin e të gjithë pengjeve që ndodhen ende në duart e Hamasit.

Po ashtu, theksohet se Izraeli do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për të çuar përpara procesin e paqes në përputhje me parimet e vendit dhe vizionin amerikan.

“Në dritën e përgjigjes së Hamasit, Izraeli po përgatitet të zbatojë menjëherë fazën e parë të planit të Trump për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me Presidentin dhe ekipin e tij për t’i dhënë fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli që janë në përputhje me vizionin e Presidentit Trump.”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit