Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë–Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., i cili mbante detyrën e Shefit të Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë.
Arrestimi u bë pas një aksidenti rrugor ku ai, gjatë drejtimit të automjetit, përplasi një kalimtare K. H., e cila humbi jetën nga plagët e marra.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë dhe autoritetet kryen menjëherë veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të aksidentit, sekuestrimin e automjetit dhe analizën toksikologjike.
Testi i alkoolit rezultoi negativ, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme.