Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Policia thotë se pasi janë shoqëruar 21-vjeçari Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari kanë dëmtuar edhe derën e dhomës në komisariat, si dhe kanë thyer kamerën e sigurisë, ndërsa kanë kanosur dhe punonjësit e policisë që ndodheshin aty.


                                    





