Dy të ekzekutuar në Greqi. Njëri shqiptar, zbardhen detaje të reja. Sipas mediave greke, dy burrat u gjetën jashtë një kampingu në Kallamata.
“Një nga dy viktimat është grek dhe, sipas raportimeve, është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe, me sa duket, punonte për të parin”- sipas mediave greke.
Siç raportohet nga protothema.gr, banorët e zonës i raportuan policisë, e cila mbërriti në vendngjarje, se autori i krimit ishte një i ri, i cili dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi nga afër.
I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar edhe në të kaluarën. Sipas mediave lokale, kampingu është në funksion dhe strehon shumë njerëz.
Dy të ekzekutuar/ Shqiptari iku me vrap, u qëllua me plumba pas shpine