Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se do të mbështesë një kandidat të pavarur për Tiranën por edhe bashkitë e tjera në zgjedhjet e 9 Nëntorit. Ish-deputeti Edmond Spaho është kundër kësaj lëvizje politike.
Ai uron që një kandidat i pavarur të marrë më shumë vota se kandidatët politikë në 2023 dhe 2025, por në të kundërt kërkon që të mbahet përgjegjësi për këtë vendim, që sipas tij po ia ‘rrafshon rrugën Edi Ramës’.
“Ishallah!
Me cfare shoh une, do marrim me pak vota se ne 2023 dhe ne 2025.
Por edhe ne se do ndodhe keshtu, se paku do jete nje mesim i stermesuar por qe ne nuk veme mend.
Keto teorirat me kandidat te pavarur eshte kollaj ti thuash por shume veshtire ti realizozh.
Beteja per Tiranen eshte beteje per Shqiperine.
Rrafshojani Rames!
Nuk di a do mbaje ndokush pergjegjesi ne PD per kete zgjedhje?
Uroj qe edhe miku im Agron, pas zgjedhjeve te me kerkoje ndjese, sikurse do i kerkoj une ndjese ne se kandidati i pavarur do mbledhe me shume vota se kandidatet politike te viteve 2023 dhe 2025.
Ndoshta ndjese do te kerkoje edhe arkitekti i zgjedhjeve dhe miku im FN, i cili gjithmone e ka menderosur por kurre nuk ka mbajtur pergjegjesi” shkruan Spaho.