-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje në stil mafioz në Kolumbi, viktima një shqiptar me dokumente ekuadoriane

Kryesoret

Një tjetër shqiptar është viktimë e dhunës në Amerikën Latine. Artur Tushi, 44 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Medellín të Kolumbisë, në një atentat që dyshohet të jetë i lidhur me krimin e organizuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën El Poblado, pranë një qendre tregtare të njohur. Tushi ndodhej në shoqërinë e një gruaje, e cila mbeti e plagosur gjatë të shtënave dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar, venezuelian, është arrestuar nga policia kolumbiane në komunën Bello, në veri të Luginës së Aburrá-s. Gjatë aksionit janë sekuestruar arma e krimit dhe motoçikleta që u përdor për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të përditshmes El Colombiano, Tushi mbante dokumente ekuadoriane dhe dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, çka shton dyshimet se bëhet fjalë për një larje hesapesh brenda rrjeteve kriminale të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit