Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar se ka ndërtuar karrierën politike jo mbi merita, por mbi lidhje të errëta me krimin e organizuar dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një postim ku nuk kurseu gjuhën e ashpër, Bardhi e quajti Ballukun “politikanen e vetme pa arsim të mesëm që është ngjitur në majat e pushtetit” dhe “një zare e krimit të organizuar”.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit
Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar.
Për fat të keq deri më tani edhe prokurorët e posaçëm, njëlloj si Edi Rama, po tregojnë se janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale. Por e siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA!








