-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Arrestohen tetë persona, mes tyre edhe një shqiptar dhe një oficer policie për trafik droge

Kryesoret

Në një operacion të gjerë në rajonin e Brescias, autoritetet arrestuan tetë persona të dyshuar për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe sulme të armatosura.

Mes tyre është edhe një shqiptar, i cili dyshohet se ka tentuar të vriste një biznesmen vendas, si dhe një oficer policie lokal që dyshohet të jetë përfshirë në grupin kriminal.

Sipas hetimeve, ky oficer policie ka qenë organizatori kryesor i një rrjeti që trafikonte kokainë dhe merrej me falsifikimin e faturave për evazion fiskal. Një biznesmen nga Bergamo, i përfshirë në këtë skemë, bashkëpunonte me të arrestuarit dhe përdorte një kompani letre për të justifikuar transaksionet fiktive.

Hetimet janë zhvilluar në disa provinca italiane, duke përfshirë Milano, Verona dhe Mantua, dhe autoritetet kanë përdorur teknologji moderne dhe qentë për të zbuluar aktivitetet kriminale.

Gjykata caktoi masat e paraburgimit për katër të arrestuarit, ndërsa katër të tjerët u lanë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet dhe kontrollet e mëtejshme vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit