Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në gjashtë bashki të vendit.
Gramoz Sako do të garojë për Bashkinë e Tepelenës, Ervin Ceca për Beratin, ndërsa për Vlorën kandidon Brunilda Mersini, deputete aktuale dhe një nga drejtueset e bashkisë së Vlorës.
Florenc Doka do të jetë kandidati për Cërrikun, Altin Bojni për Mat, ndërsa për Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliun.
Zgjedhjet pritet të jenë një test i rëndësishëm për strukturat dhe forcën politike të partisë në këto zona.