-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jordi Alba njofton tërheqjen nga futbolli, mbyllet një kapitull i artë i Barcelonës dhe Inter Miamit

Kryesoret

Pas largimit të Sergio Busquets, një tjetër emër i madh i Barcelonës dhe aktualisht pjesë e Inter Miamit, Jordi Alba ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. Në moshën 36-vjeçare, mbrojtësi spanjoll publikoi një video emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau vendimin e tij dhe falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Në mesazhin e tij, Alba shprehu se ky vendim erdhi me shumë qetësi dhe krenari, duke theksuar se ndihet i përmbushur për gjithçka që ka arritur në fushën e lojës dhe se tani është koha për një kapitull të ri në jetën e tij. Ai falenderoi klubet ku ka luajtur, familjen, trajnerët, shokët e skuadrës dhe edhe rivalët, duke theksuar se futbolli nuk është thjesht një sport, por një mënyrë jetese që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

Jordi Alba la pas një karrierë të pasur me suksese, ku ndër trofetë më të mëdhenj janë La Liga, Champions League dhe Euro 2012, duke u konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të kohëve të fundit. Largimi i tij shënon edhe një tjetër fund të një epoke të artë për Barcelonën, që dominoi futbollin botëror nën drejtimin e trajnerëve legjendarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit