-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutoi gjyqtarin/ Autori me xhaxhanë dhe roja dalin për masë sigurie

Kryesoret

Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj u paraqitën sot në orën 08:00 para Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur të hënën, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që për të tre personat e arrestuar të vendoset masa e sigurisë “arrest me burg”. Elvis Shkambi 30 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e gjyqtarit dhe plagosjen e babë e birit, Rakip dhe Ervis Kurtaj, përballet me tre akuza; vrasje të funksionarëve publikë, vrasje në rrethana cilësuese ndaj palëve të përfshira në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve. Seanca do të zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit