-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt: Zgjedhjet në Tiranë do të shkelnin të drejtat e Veliajt

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka publikuar argumentet e plotë të vendimit që pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Sipas arsyetimit zyrtar, nëse dekretimi i zgjedhjeve do të lejohej të funksiononte tani, kjo do të sillte “pasoja të pariparueshme” për Erion Veliajn, për shkak se procedura e shkarkimit të tij është ende nën shqyrtim gjyqësor.

Gjykata thekson se vepron me kërkesë kur aplikimi i një akti mund të cenojë të drejta të individëve, si në rastin konkret të Veliajt.

“Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim”, thuhet në pikën 4 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa në pikën 3 të vendimit, Kushtetuesja thekson se gjykata vepron kryesisht ose me kërkesë të palëve kur vlerëson se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërore ose të individid, pikë që i referohet dekretit të Begajt për zgjedhjet në Tiranë, në një kohë kur Veliaj e ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i Kushtetueses i është dërguar edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që e vendos në dijeni për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë në datë 9 nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit