Në kuadër të procesit të përzgjedhjes së Drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publik emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion të rëndësishëm.
Pas përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit përmes shërbimit postar, janë katër prokurorë që kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre pranë KLP-së.
Njoftimi zyrtar:
Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK
Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
- Klodian Braho
- Elvin Gokaj
- Doloreza Musabelliu
- Adnan Xholi