-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari: Opozita përdor gjuhën e urrejtjes dhe politizon tragjeditë

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas tensioneve në seancën e fundit të Kuvendit, ku nuk arriti të mbante fjalën. Përmes një postimi në Facebook, ai akuzoi opozitën për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe politizim të rasteve tragjike, duke përmendur edhe rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Lamallari tha se viktimat e sistemeve të vjetra janë pasojë e “trashëgimisë së një epoke të mbrapshtë” që vazhdon të krijojë konflikte, sidomos për çështjet e pronësisë dhe ligjin 7501.

Në postimin e tij, ministri shtoi se sulmet dhe akuzat vazhdojnë me të njëjtin stil, duke pasur në shënjestër kreun e SPAK, si dhe rikujtoi sulmet ndaj figurave të tjera të drejtësisë.

“Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse gjuha e urrejtjes, baltës dhe shpifjeve bajate, bashkë me lotët e krokodilit që gëzon sa herë ka viktima!

Është pikërisht kujtesa e një të shkuare që do të marrë fund njëherë e mirë me Shqipërinë evropiane, ajo që revolton çdo qytetar, i cili teksa endet në proceset e panumërta gjyqësore, i duhet të durojë hirin syve nga ata që linçuan, intimiduan dhe përndoqën krerë të institucioneve të drejtësisë, mundohen të fitojnë kapital politik mbi viktimat e një sistemi të mbrapshtë që lanë pas, i cili vazhdon e prodhon konflikte, me viktima qytetarë dhe shërbyes të ligjit!
Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve! Edhe çështja e fundit e gjykuar nga i ndjeri gjyqtar Kalaja, problem i mbrapshtë pronësie si mijëra të tjera ku shqiptarët ranë në kaosin dhe kurthin e një epoke që nuk do ta pranojë që i ka ikur vakti!
Ish Kreu i nderuar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ishte shënjestra e parë e një sulmi dhe përndjekjeje të paprecedentë që shpëtimin e vetëm kishte arratinë, i cili do të pasohej më pas nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Sollaku nën akuzat e ulëta me qëllim të pastër denigrues dhe shpejt pasuesja e tij, Ina Rama, një grua së cilës iu desh të dëgjonte etiketimet më të ndyra ndërkohë që në mes të Tiranës kishte ndodhur një krim shtetëror me katër viktima të pafajshme. Sot, refreni i baltës, presionit dhe akuzave të shfrenuara padyshim ka në fokus Kreun e SPAK!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit