-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vdekjes së gjyqtarit Kalaja, rritet vëmendja për sigurinë në sistemin e drejtësisë

Kryesoret

Sot, Prokurori i Përgjithshëm mbajti një takim me drejtuesit dhe prokurorët nga të gjitha prokuroritë e vendit, ku u diskutuan çështjet e sigurisë së magjistratëve, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja.

Në këtë mbledhje u analizuan kushtet e punës, problemi i infrastrukturës dhe nevojat për përmirësim të sigurisë në ambientet ku punojnë prokurorët. Një shqetësim i madh u ngrit edhe për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre, të cilat po ndikojnë negativisht në sigurinë dhe qetësinë gjatë ushtrimit të detyrës.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu mbështetje të plotë për gjyqtarët dhe theksoi nevojën për një rikonfigurim të plotë të standardeve të sigurisë në sistemin e drejtësisë. Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej në nivel lokal në çdo prokurori dhe do të ndjekin një plan masash institucionale, në bashkëpunim me institucionet e tjera të drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit