-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS vazhdon fushatën në Tiranë, pavarësisht pezullimit të dekretit të Presidentit për zgjedhjet

Kryesoret

Megjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj, që caktonte datën 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë, Partia Socialiste po vijon normalisht fushatën në kryeqytet.

Burime brenda PS-së bëjnë me dije se strukturat e partisë në Tiranë janë udhëzuar të vazhdojnë punën pa ndërprerje, duke theksuar se zgjedhjet nuk janë anuluar, por vetëm është pezulluar përkohësisht dekreti, derisa të merret vendimi përfundimtar më 31 tetor.

Në mesazhin që ka mbërritur te anëtarët e PS-së, thuhet qartë: “Vazhdoni me takimet e planifikuara sipas orareve dhe grupeve të caktuara”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas një kërkese nga kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj, i cili ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij si dhe datën e zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se kjo shkel Kushtetutën.

Për momentin, vendimi i Gjykatës pezullon efektet e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit