Në Sarandë u arrestua një 49-vjeçar që prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente.
Ai ishte në kërkim për thyerje të masës “Arrest në shtëpi” dhe kishte precedent për veprën penale të mashtrimit.
Gjatë operacionit, u arrestua edhe një 19-vjeçar që e strehonte, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan së bashku me dokumente dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdorej nga i riu për veprimtari kriminale.
Nga hetimet rezultoi se 49-vjeçari kishte punësuar persona të ndryshëm, duke u prezantuar si prokuror dhe duke i mashtruar për përfitime ekonomike. M
aterialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për procedim të mëtejshëm.








