Federata Serbe e Futbollit ka publikuar masat e sigurisë për ndeshjen me Shqipërinë më 11 tetor, që konsiderohet me rrezik të lartë. Biletat do të jenë të personalizuara dhe nuk do të lejohet hyrja në stadium pa përputhje me dokumentin personal.
Kontrollet do të jenë të rrepta, duke konfiskuar çakmakët, monedhat metalike dhe objektet e forta në hyrje. Autoritetet paralajmërojnë tifozët të vijnë me kohë për të shmangur vonesat.
Federata dhe autoritetet shtetërore premtojnë reagim të menjëhershëm ndaj çdo përpjekjeje për prishje të rendit, duke garantuar sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit.