Pasditen e sotme në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze dhe ka arrestuar tre persona që ndodheshin brenda tij.
Operacioni është zhvilluar nga oficerë civilë dhe ka ndodhur në mes të rrugës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Ende nuk dihen arsyet e ndalimit dhe akuzat ndaj të arrestuarve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet në orët në vijim. Hetimet janë në vijim.









