Botërori 2026 ka nisur me spektakël. Meksika arriti një fitore me rezultatin 2-0 kundër Afrikës së Jugut duke e nisur me tre pikë këtë Kupë Bote.
Takimi hapës u zhbllokua që në minutën e 9-të nga Quinones, ndërsa në minutën e 67’ Raul Jimenez mbylli llogaritë duke shënuar një gol me kokë.
Meksika merr tre pikët e para në Grupin A, ndërsa vëmendja tashmë do të kalojë në takimin tjetër të këti grupi, mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke në orën 04:00.









