Ish-presidenti amerikan Joe Biden po kalon në një fazë të re trajtimi për kancerin e prostatës, një sëmundje që ai e ka konfirmuar më herët si agresive.
Ai po i nënshtrohet rrezatimit për pesë javë dhe po vijon trajtimin hormonal që kishte nisur më parë.
Sipas zëdhënësit të tij, Biden është në gjendje të mirë shëndetësore. 83-vjeçari ka pasur edhe ndërhyrje për një formë të kancerit të lëkurës muajin e kaluar.








