Dalin detajet e reja mbi vrasjen në mbërmjen e së martës në Memaliaj, teksa mbeti i vdekur 30 vjeçari Endri Goxhaj.
Goxhaj u qëllua me armë nga 29 vjeçari Donaldo Nela në qendër të Memaliajt.
Donaldo Nela dhe vëllai i tij Marjaldo Nela janë vënë në kërkim nga policia e shtetit.
Sipas burimeve bëhet me dije se Donaldo Nela është një person me precedent penal, i përfshirë në grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Ndër të tjera Nela akuzohet se më herët ka grabitur edhe një exchange në Tepelenë.
Mësohet se Dali Nela është dhëndër te fisi Kalemi.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Deri më tani policia ka marrë në peytje rreth 12 dëshmitarë okularë lidhur me këtë ngjarje, të cilët janë shprehur se nuk janë në dijeni për shkakun e këtij sherri.
Vrasja e 30 vjeçarit në Memaliaj/ Dëshmitarët: S’kemi dijeni për shkakun e sherrit!









