Virgjëresha, Akrepi dhe Bricjapi janë shenjat që kryesojnë listën e më të pasurve të zodiakut. Këta persona nuk janë vetëm të prirur për të fituar para, por dinë edhe si t’i menaxhojnë ato.
Virgjëresha dallohet për natyrën punëtore dhe kursimtare, gjë që i çon shpesh drejt suksesit financiar.
Akrepi është ambicioz dhe nuk dorëzohet lehtë. Paratë janë një motivim i fortë për të dhe konkurrencën e sheh si sfidë.
Bricjapi, me këmbënguljen dhe aftësinë për të investuar zgjuar, arrin të ngjitet lart në çdo fushë ku përfshihet.
Këto tre shenja e kanë të lindur sensin për sukses dhe pasuri – ndaj nuk është çudi që shpesh i gjejmë në krye të listave të suksesshme.