Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka “mashtruar për raportin IBAR” gjatë raportimit dje në Komision kur tha se asnjë vend nuk e ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.
“Edhe njëherë, Edi Rama e ka konceptuar procesin si një proces të mbyllur, ndërkohë që procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë procesi më i hapur, më transparent.
Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in. U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë.
Këtu nuk ka. Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in. Kjo është e vërteta. Shkoi me një gjuhë të korruptuar, të turpshme.
Çfarë ka ndodhur që ta dini ju? U paraqitën dy raporte, në një kohë kur Shqipëria quhej avangardë. Jo, thanë shtetet anëtare, ky raport është i papërshtatshëm. Dhe e vërteta është që në fillim ishin 3-4 shtete, më vonë u bënë 13 shtete. Pse? Se erdhën duke shtuar. Po të votohej, kalonte, por IBAR, një raport i ndërmjetëm për themeloret, nuk kaloi.
Dhe mund t’u them se nga 2 marsi, gjer sot, dhe me 8 do rishqyrtohet përsëri, por këta i fshehin gjërat, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Hartuesit e raportit kanë përmbysur raportin, janë detyruar të paraqesin raport të ri, por këto i fsheh ministri se ka për mision korruptimin e fjalës, mashtrimin e qytetarëve.
Po, presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të shtruara nga vendet që nuk pranonin raportin e parë. Dhe në raportin e dytë, që e fsheh qeveria, u shtuan për Shqipërinë një seri kërkesash. Dhe ajo që është më e papranueshme është se del në komision dhe nuk shpjegon këto.
Ishte për t’u mbledhur konferenca ndërqeveritare në Luksemburg me datën 18 prill. Nuk u mblodh sepse edhe raportin e ndryshuar, përsëri vende anëtare kërkuan kohën për të bërë sugjerimet e tyre. I kanë dëgjuar qytetarët shqiptarë këto? Jo”, shtoi kreu demokrat.
Nuk kërkoi të falur për fjalën e tij dhe ky është rast unik. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të ketë më shumë në dorë. Po nëqoftëse ti bëre një fyerje në grupin e Ëhatsappit ku janë të gjithë ambasadorët, ti u kërkon ndjesë publikisht shqiptarëve të Maqedonisë dhe çdo shqiptari, ke fyer çdo shqiptar me atë fjalë. Dhe rri e bën sofizma, nuk ka moral të kërkojë ndjesë se e bëri këtë për të mbrojtur kreun e organizatës kriminale, padronin e tij Edi Rama”, theksoi Berisha.
Berisha: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut në raportin e fundit të Brukselit









