-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova zgjedh/ KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 25.21%

Kryesoret

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 510.525 apo 25.21 për qind. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet lokale të mbajtur katër vjet më parë kishin votuar 26.95 për qind e votuesve të regjistruar.

“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha ai gjatë konferencës për media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit