-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina balotazh/ Kurti: Tani ruani votat, ecim para

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë reagimin e parë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale të kësaj të diele.

Kurti falënderon përmes një postimi në Facebook të gjithë qytetarët që shprehën vullnetin e tyre me votë, duke mos krijuar incidente gjatë procesit dhe në veçanti votuesit që i konfirmuan besimin LVV-së.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.

Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”, shkruan Kurti.

Më tej ai i bën thirrje komisonerëve që të finalizojnë po ashtu pa probleme numërimin e votave. “Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shprehet kreu i VV-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit