Vlora po përballet sërish me një situatë alarmante për shkak të një zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, i cili ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë orëve të natës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar shqetësim të madh për banorët e zonës.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj shëndetit të tyre, duke theksuar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i menjëhershëm, edhe pse situata është përsëritur shumë herë javët e fundit.
Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe masa konkrete për të parandaluar përhapjen e zjarreve, si edhe një menaxhim më efektiv të mbetjeve.