Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të qartë se shumica është e gatshme të çojë përpara procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, edhe nëse opozita refuzon të marrë pjesë.
Pas një vonese disa vjeçare në këtë proces, Balla tha se nuk do të lejohet më që ky post të mbetet bosh për shkak të mungesës së konsensusit politik.
“Përpjekjet e shumicës parlamentare në kufijtë e 3/5 është që ti japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizionin Shqipëria 2030 anëtare e BE. Në kuptimin për ti dhënë avokat populli dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka kushtetuta dhe ligji, jo anëtari i një partie politike, por një përfaqësues i nderuar i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit. Nuk mund të jap një parashikimi, sepse ky proces niset me vete-ofrim. I bëj thirrje atyre që përmbushin kriteret që të aplikojnë dhe pas këtij procesi thirrja shkon për grupet parlamentare te opozitës, kësaj radhe nuk e kanë të drejtën ta mbajnë peng 3 vjet zgjedhjet e avokatit të popullit”.









