Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar publikisht jashtë ambienteve të SPAK se shqiptarëve po u vidhen 80 mijë euro çdo ditë përmes skemës së njohur si “Tigrat” e Ballukut, duke pretenduar se deri tani janë përvetësuar rreth 120 milionë euro.
“Uroj që socialistët të kenë përfituar ndonjë gjë nga këto 120 milionë euro që po vjedhin Balluku me Yuri Kim,” tha Malltezi, duke shtuar se ata që i mbështesin gjithashtu mund të kenë përfituar nga kjo.
Pas këtyre deklaratave, ai u përball me një qytetar që e pyeti në lidhje me të atin e tij, Sali Berishën: “A ka vjedhur vjehrri yt?”. Malltezi iu përgjigj me ironi, ndërsa diskutimi u zhvillua me tone të forta dhe akuza reciproke.









