-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja e do festë me Jordaninë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare pas fitores së madhe ndaj Serbisë vijon përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Jordani janë në shitje online në këtë link , si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit