Gazetarja Esmeralda Mula, në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, analizoi forcën e ekipit kombëtar të Shqipërisë para ndeshjes me Serbinë, duke theksuar përgatitjen e mirë dhe avantazhin që ka skuadra jonë.
“Nuk kemi pasur futbollistë që luajnë në nivele kaq të larta. Për fatin tonë të mirë, pjesa e lojtarëve që kanë qenë titullarë te ekipet e tyre ka ardhur me ne. Si individë, jemi shumë të mirë – është më shumë se futboll. Edhe Kosova ka një ekip të mirë dhe besohet të ketë avantazh. Serbia gjithashtu ishte në ditën e vet më të keqe dhe trajneri i tyre ishte i famshmi i Vucicit. Të gjitha këto kanë ndikuar tek ekipi, dhe kështu ekipi ynë është në avantazh,” shprehet Mula.









