Është arrestuar autori i dytë i dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 5 tetor në një kamping në Foinikounta të Greqisë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, mik i të riut tjetër që ishte dorëzuar më herët në polici, duke pranuar se kishte qenë pasagjer në motorin me të cilin autori u largua nga vendngjarja.
Sipas autoriteteve, i dyshuari u arrestua në banesën e tij në Kallithea. Ndërkohë, 22-vjeçari tjetër ka deklaruar se gjatë verës së vitit 2022 ishte ngacmuar seksualisht nga 68-vjeçari, pronari i kampingut.
Avokati i tij, Haralambos Lykudis, tha se nuk kishte motive ekonomike, por se ngjarja ndodhi “si pasojë e papritur e situatës”.









