Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur në komisionin e Ligjeve me deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Ky i fundit i tha se nuk është i vërtetë në raportimin në komision, deklaratë që Dumani e konsideroi si fyerje.
Debati
Strazimiri: Tre liderët e opozitës i ke në burg ose ndjekje penale për korrupsion. Ka edhe ministra, i shkoni rreth e qartë godinës së kryeministrisë, arrestoni liderët e opozitës për korrupsion dhe në fund dilni në përfundimin që korrupsioni qenka rritur.
Mos ndoshta nuk e bën Mehmeti me kokë të vetë, mos ndoshta e bën Enveri dhe herë pas herë iu jep ndonjë nga këta juve që ti keni për konsum publik? A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që është Enveri dhe jo Mehmeti me kokën e tij? Nuk kam nevojë për përgjigje.
Dumani: Përgjigje nuk do Strazimiri, por patjetër që kam koment. Ju (i drejtohet Strazimirit) nuk mund të aludoni që në këtë seancë unë vetëm një herë kam qenë i vërtetë. Ju e dini shumë mirë që jam i vërtetë çdo orë dhe çdo ditë të jetës sime.
Ndihem i fyer nga ajo që thoni. Sa patriot jam dhe sa e dua këtë vend e pranuat vetë. Të gjithë bashkë me prokurorët kemi një qëllim të vetëm për të kontribuar për ecjen par të këtij vendi.
Edhe këtë e dini shumë mirë ju që mua dhe prokurorët e posaçëm nuk na bëjnë shumë përshtypje emrat, ministra, zv.kryeministra, kryeministra, por provat duhen. Sa herë kemi pasur prova kemi ndërtuar ndjekje penale. Për pjesën tjetër nuk dua të përfshihem në diskutimet tuaja.








