Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur një sulm ndaj revistës “TIME”. Megjithëse shprehu kënaqësi me përmbajtjen e artikullit mbi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme, e denoncoi foton si “më të keqen e të gjitha kohërave”.
Kopertina u zbulua të hënën në mbrëmje. Me titullin “Triumfi i Tij”, Donald Trump shihet në një foto nga një kënd i ulët duke shikuar lart dhe me dritë në sfond, duke e bërë të duket sikur është i rrethuar nga një aureolë.
“Revista Time shkroi një artikull relativisht të mirë për mua, por fotografia mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të martën në mëngjes.
“Më ‘zhdukën’ flokët dhe pastaj më vunë diçka që lundronte mbi kokë që dukej si kurorë, por një kurorë jashtëzakonisht e vogël. Shumë e çuditshme!” vuri në dukje ai.
“Nuk më ka pëlqyer kurrë të bëj foto me kënd të ulët, por kjo është një foto shumë e keqe dhe meriton të raportohet. Çfarë dreqin po bëjnë dhe pse?” pyeste veten ai.









