-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Av. Gylsen Zhllima: Presidenti anëtar i Partisë Socialiste

Kryesoret

Në rastin e shkarkimit nga detyra të organit të qeverisjes vendore, kushtetutëbërësi, në mënyrë që t’u japë garanci më të mëdha në ushtrimin e detyrës këtyre organeve, në nenin 115/2 të Kushtetutës ka parashikuar të drejtën e tyre për t’u ankuar drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit Gjykata shqyrton drejtpërdrejt vetëm kushtetutshmërinë e akteve me karakter normativ.

Gjykata, si organi i vetëm që shqyrton ankesën e organit të qeverisjes vendore, e bën këtë shqyrtim si nga pikëpamja e faktit, ashtu dhe nga pikëpamja e interpretimit dhe zbatimit të ligjit material e procedural dhe, duke respektuar standardet e një procesi të drejtë ligjor, i krijon kërkuesit mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet paraqitjes së provave dhe argumenteve të veta. Në këtë gjykim, secila nga palët ka detyrimet e veta procedurale.

Pala kërkuese ka detyrimin të argumentojë karakterin antikushtetues të vendimit, ndërsa pala e interesuar ka detyrimin të përcaktojë veprimet ose mosveprimet që përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve. Në kuptim të garantimit të një procesi të rregullt ligjor, Gjykata vlerëson se një garanci tjetër për organin e qeverisjes vendore është edhe parashikimi, në po këtë dispozitë kushtetuese, për pezullimin e efekteve të vendimit të shkarkimit/shpërndarjes deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e kësaj Gjykate.

Bazuar në nenin 115, pikat 2 dhe 3, të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese është organi që shqyrton ankimin kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin ose shpërndarjen e organit të qeverisjes vendore. Gjykata është shprehur se një gjykim, i cili ka për objekt shkarkimin nga detyra të organeve të qeverisjes vendore, është gjykim në themel i kërkesës dhe ajo, si organ kontrolli, për të çmuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës apo ligjit, heton dhe gjykon në themel çështjen, ashtu siç do të vepronte një gjykatë e sistemit gjyqësor të zakonshëm.

Bazuar në nenin 115, pika 1, të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë organin e zgjedhur drejtpërdrejt të njësisë qeverisëse vendore, për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Gjykata vlerëson se, për shkak të kompetencave mjaft të gjera që u janë dhënë organeve të zgjedhura drejtpërdrejt të qeverisjes vendore, bartësve të këtyre funksioneve u njihet edhe një përgjegjësi po aq e madhe. Shkarkimi nga detyra apo shpërndarja e organeve të qeverisjes vendore është shprehje e kontrollit që ushtrohet mbi këto organe dhe, në këtë kuptim, neni 115 i Kushtetutës kërkon ekzistencën e shkeljeve që jo vetëm të konsiderohen të rënda, por edhe që t’i ngarkohen drejtpërdrejt organit të shkarkuar/shpërndarë.

Duke qenë se shkarkimi/shpërndarja e organeve të zgjedhura të qeverisjes vendore është një masë ekstreme e procedurave të kontrollit, ajo duhet të merret pas një vlerësimi të kujdesshëm të disa elementeve, të elaboruara në jurisprudencën e kësaj Gjykate, sipas së cilës kuptimi i saktë dhe i drejtë i konceptit shkelje e rëndë e ligjit vlerësohet në tërësinë e tij nga disa faktorë, të cilët kanë të bëjnë me rëndësinë e ligjit të shkelur, pasojat e ardhura nga shkelja e tij, kohëvazhdimin e këtyre pasojave, si dhe vetë qëndrimin subjektiv që mban personi konkret ndaj shkeljes së kryer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit