Me bluzat me mbishkrimin “Liria ka Emër” vazhdon marshimi i mbi 150 motoristëve që u nisën sot nga Kosova drejt Hagës ku ndodhen ish-drejtuesit e UÇK-së. Marshimin vendosën ta nisin nga Prekazi historik duke bërë homazhe tek varret e familjes Jashari.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli tha se përmes parakalimit me motoristë në Hagë kërkohet drejtësi. Bashkëluftëtari, Nasim Haradinaj u shpreh se ky marsh simbolik është thirrje për drejtësi dhe kërkesë qe procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë sa ma shpejt dhe të jetë i drejtë.
Për t’u dal në mbështetje ish-krerë e të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protestë gjithëkombëtare.









