-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalimi i parë në Kuvend i deputetes Marjana Koçeku: Vëmendje për Dukagjinin dhe Alpet

Kryesoret

Deputetja e PS, Marjana Koçeku, e njohur edhe si Neomalsorja, mbajti sot fjalimin e saj të parë në Kuvend. Ajo vuri theksin te nevoja për zhvillimin e zonave të Veriut, me fokus të veçantë në Dukagjin.

Koçeku tha se misioni i saj politik është përfaqësimi me dinjitet i komuniteteve të lëna pas dore dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në këto zona.

Ajo rikujtoi se ndërtimi i rrugës së Dukagjinit ka nisur dy vite më parë dhe ka pasur ndikim pozitiv në komunitet. Deputetja bëri me dije se së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i rrugës Shalë–Tropojë, duke shtuar se kjo është një mundësi reale për zhvillimin e turizmit në Alpet shqiptare.

“Jam në këtë Kuvend për të vepruar lokalisht, për t’i dhënë Alpeve vëmendjen që meritojnë,” u shpreh ajo, duke falënderuar edhe qytetarët e Shkodrës për besimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit