Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me përplasje të forta mes kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Debati nisi gjatë diskutimeve për raportin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku Bardhi kërkoi që deputetët të kishin të drejtën të shpjegonin pyetjet e tyre.
Pasi iu mohua fjala, Bardhi akuzoi Peleshin për shkelje të rregullores dhe në kulmin e debatit, e ofendoi me fjalët “je i paaftë”.
Si pasojë, Peleshi e përjashtoi nga seanca, por Bardhi refuzoi të largohej. Në përplasje u përfshi edhe deputeti Klevis Balliu, i cili mori vërejtje për ndërhyrje.









