Një ngjarje është shënuar pasditen e sotme pranë mbikalimit të Rinasit, në afërsi të qendrës tregtare “Megatek”, ku një person ka mbetur i plagosur nga armë zjarri.
Viktima është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
Shërbimet e rendit kanë mbërritur në zonë dhe kanë rrethuar perimetrin, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e motiveve të ngjarjes.